Frajtag: RUANE PARAJSËN SIÇ ËSHTË KRIPORJA

Rolf FrajtagEksperti i njohur gjerman në fushën e turizmit Rolf Frajtag porositi pushtetarët në Mal të Zi se duhet të ruajnë natyrën.

“Mos i lejoni investitorët të shkatërrojnë atë, më të vlefshmen. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për qëndrueshmëri, por edhe për shkak të brendit tuaj. Është e rëndësishme që në këtë hapësirë të mbijetojë edhe Kriporja, kjo parajsë për shpendët dhe të gjithë ato bukuri që i keni në veri, në male. Më besoni, është koha më e mirë të ndaloni ndërtimin e mëtejmë të këtyre hapësirave”, tha ai për Portal Analitika.

Sipas fjalëve të tija, kjo do të sjell sfida të mëdha, sepse investitorët e huaj dëshirojnë pikërisht kësi lloj vendesh për të ndërtuar, ndërsa ju – që të keni rritje ekonomike. “Por, nëse shikoni dhe planifikoni afatgjatë, është tërësisht e gabuar ti jepni investitorëve të ndërtojnë në këto zona. Kjo vetëm do të shkatërrojë mundësit tuaja për zhvillim të mëtejmë. Brendi “Bukuria e egër” ju prezanton si destinacion të papërsëritshëm, si pjesën më të mirë të natyrës së paprekur në Europë dhe nuk duhet ti lejoni investitorëve ta shkatërrojnë”, kategorik është ky ekspert gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi