Kompania “Mesopromet” nga Bijello Pole do të ndërtojë hotelin në Fushë të Ulqinit, njoftohet nga kjo firmë.
Pronari dhe drejtori i “Mesoprometit” Hilmi Franca ka thënë për “Pobjeda” që kanë dorëzuar kërkesën për marrjen e lejes ndërtimore për hotelin me katër yje.
Ai theksoi se objekti do të ketë 60 dhoma, ndërsa në ndërtimin e tij do të investohet 2,5 milion euro.
“Nëse së shpejti do të marrin lejen, hoteli do të presë mysafirët e parë për sezonin e ardhshëm”, shtoi Franca.