Drejtuesit e Frontit demokratik kanë njoftuar se përvec në Podgoricë prej të hënës do të organizohen tubime protestuese edhe në qytetet tjera ku në pushtet është PDS-ja.
“Do të tubohemi atje ku u vodhën zgjedhjet lokale me kërkesë që të vendosen pushtetet e përkohshme lokale të cilët do të përgatisnin zgjedhje të lira dhe të drejta”, njoftohet nga ky koalicion opozitar.
Përndryshe, në protestë e cila zgjat tash gjashtë ditë para Kuvendit të Malit të Zi në Podgoricë , marrin pjesë aktivistët e Frontit demokratik nga Ulqini.









