Javën e kaluar filloi regjistrimi i nxënësëve që përfunduan shkollën e mesme në paralelen e Fakultetit të studimeve afariste mesdhetare në Ulqin. Portali Ul-info u njoftua që ky proces ka nisur mirë, si dhe që interesimi i të rinjve të Ulqinit tejkalon pritshmërinë e administratës së këtij institucioni të arsimit të lartë në këtë komunë.
Lajmërohet që regrutimi i studentëve në Ulqin bëhet në hapësirat e Fakultetit, në ndërtesën e Qendrës për kulturë.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet nga 01.07 deri më 07.07.2014, në orarin prej 9.00 deri në ora 14.00.
Tel. 069 440 674, e-mail: fmsulcinj@gmail.com