Poeti dhe publicisti nga Ulqini, është ftuar në Festivalin internacional të poezisë të titulluar “POEZIA DHE VERA”, i cili mbahet prej datës 15 deri më 17 të këtij muaji në Rahovec të Republikës së Kosovës, i qytet i cili njihet për kultivimin e rrushit dhe prodhimit të cilësisë së lartë të verës.
Në këtë festival kanë konfirmuar pjesëmarrjen poetë nga 30 shtete të botës. Berjashi është i vetmi poet i ftuar nga Ulqini, përkatësisht Mali Zi.
“Organizatori ka siguruar vetëm ushqimin edhe pikniqet nëpër komplekset e vreshtave grandioze dhe bodrumin e verës, të njohur edhe në përmasat ndërkombëtare,por jo akomodimin edhe shpënzimet e udhëtimit”, thotë Berjashi. Ai shpreson se do të mbështet financiarisht nga institucionet përkatëse vendore, duke e ditur se pjesëmarrja në këtë festival ndërkombëtar nuk është vetëm afirmim personal i poetit, por edhe i Ulqinit.