Ftesë: “Kulla e shqipes” të shtunën në Ulqin

Ftoheni të merrni pjesë në punëtorinë (workshop) të organizuar nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe kompaninë Albasoft shpk nga Prishtina.

Në këtë punëtori do të prezantohen softuerët e Kullës së shqipes, në mënyrë praktike:

–              Regjistrimi dhe instalimi

–              Përdorimi në ueb, desktop, pajisje mobile

–              Aspekti gjuhësor

–              Pyetje dhe përgjigje

Kjo ngjarje do të mbahet me datën 04.11.2023 në objektin e Kuvendit Komunal të Ulqinit, me fillim nga ora 16.30 – 19.00.

Pjesëmarrja është e rëndësishme për ngritjen e aspektit gjuhësor dhe përdorimin e veglave digjitale tashmë të blera nga Ministria.

Pjesëmarrësit luten të marrin laptopë me vete për instalim dhe përdorim praktik të kësaj platforme.

 

Me respekt,

Fatmir Gjeka

Ministër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi