Ftesë për punëtori edukative për kuzhinën tradicionale të Ulqinit

Dëshironi të mësoni se si të përgatitni gatime autentike ulqinake? Ju pëlqen të gatuani apo dëshironi të njiheni me pasurinë e traditës sonë përmes kuzhinës?

Bashkohuni me ne dhe merrni pjesë në pesë punëtori që do të mbahen gjatë shtatorit, të cilat janë të destinuara për të gjithë ata që duan të fitojnë njohuri dhe aftësi praktike në përgatitjen e gatimeve tradicionale nga qyteti ynë.

Punëtoritë do të drejtohen nga aktivistja civile dhe bashkautore e librit “Kuzhina Tradicionale e Ulqinit”, Hadixha Gjoni, e cila do t’ju prezantojë me botën e shijeve dhe zakoneve të Ulqinit përmes punëtorive interesante dhe interaktive.

Regjistrohuni deri më 25 gusht!

Për të aplikuar, dërgoni një email në mcanka@t-com.me, na kontaktoni përmes Messenger në faqen e FB të Portalit Ul-info, ose na vizitoni personalisht në ambientet e OJQ-së “UL Info” në adresën Mëhalla e Re pn. Mund të na kontaktoni edhe në tel 069 031 980.

Presim me padurim të shoqërohemi dhe të mësojmë së bashku me ju!

Këto punëtori do të mbahen në kuadër të projektit “Shijet e Ulqinit për mirëkuptim më të mirë”, për të cilin u siguruan fonde përmes Programit “Së bashku për të mirën e përbashkët” – “Forcimi i besimit të qytetarëve në institucione dhe ndërtimi i komuniteteve rezistente”, i cili zbatohet nga UNDP, UNICEF dhe UNESCO, në bashkëpunim me Qeverinë e Malit të Zi. Mbështetja për OJQ-të dhe grupet joformale për zbatimin e iniciativave ofrohet nga “Juventas”. Programi financohet nga Fondi i Ndërtimit të Paqes i OKB-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi