Skuadra “Otrant-Olimpik” në mënyrë të furishme ka nisur garën në Ligën e regjionit jugor të futbollit dhe, nëse vazhdon kështu, është e sigurt që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligë të dytë.
Ulqinakët të dielën si mysafirë lehtë e fituan skuadrën “Slloga” nga Tivari i vjetër me rezultatin 6:0.
Golashënuesit për “Otrant-Olimpik” ishin Çaushi, Kollari, Gjinoviq, Mollabeqiri, Divanoviq dhe Rexha.








