Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor të Regjionit jugor të futbollit, Federali i Ulqinit ka humbur në Tivar nga vendasit e Hajdukut me rezultatin 4:3. Golat për Ulqinakët i kanë shënuar Axhemoviq, Mollabeqiri dhe Alibegu.
Pavarsisht kësaj humbje të vetme, Federali bindshëm është në vendin e parë në tabelë të kësaj gare.
Në këtë ligë përveç Federalit dhe Hajdukut garojnë dhe “Slloga” nga Tivari i vjetër, “Slloga” nga Radoviqi dhe “Orjeni” nga Herceg Novi.