Kjo fundjavë ishte e pasuksesshme për klubet sportive nga Ulqini, edhe pse luajtën si vendas.
Të shtunën mbrëma, në derbin e xhirosë, basketbollistët humbën nga lideri në tabelë, skuadra “Teodo” nga Tivati, me rezultatin 65:72.
Ndeshjen të dielën në stadiumin në Plazh të madh e humbi “Otrant Olimpiku”. Edhe pse ishin favoritë në këtë ndeshje, Ulqinakët ishin më të dobët se skuadra e Cetinës e cila i fitoi vendasit me rezultatin 0:2.








