Këtë fundjavë është planifikuar mbajtja e disa aktiviteteve të rëndësishme në Ulqin. Për çdokënd do të ketë nga diçka interesant.
Ngjarja më e rëndësishme është pa dyshim mbledhja e anëtarëve të këshillave parlamentare të Malit të Zi dhe Shqipërisë ku do të diskutohet për komunikacion.
Këshilli kombëtar i Shqiptarëve do të organizojë tryezën e rrumbullakët mbi arsimin në gjuhën shqipe, derisa ligjëratën në Qendër për kulturë do ta mbajë teologu i njohur nga Bosnja dhe Hercegovina dr Shefik Kurdiq.
Në program janë dhe manifestimet interesante sportive. Të dielën mbahet Kampionati shtetëror i Malit të Zi në peshkim nënujor, derisa në plazhin “DOlcinium” sot fillon kupa treditore Kajtbording “Montenegro 2014”.
Vetëm dhe moti të mbajë dhe kjo do të jetë, mbas shumë kohëve, fundjava e mbushur me ngjarje në Ulqin. Veçanërisht e rëndësishme është që tërë këto ndodhin në parasezon.