Mbas humbjes kundër skuadrës “Jedinstvo” në Bijello Pole, basketbollistët e Ulqinit i pret të dielën, në xhiron e katërt të Ligës së parë Erste Survival, ndeshje shumë e rëndësishme para tifozëve të vet kundër skuadrës ABS Primorje nga Herceg-Novi.
Ndërsa hendbollistët nesër (të shtunën) takohen në Budva me vendasit, Rivierën e Budvës, në xhiron e 13 të Ligës së parë të hendbollit.
Mysafirë janë dhe futbollistët e Federalit, të cilët në xhiron e 22 të Regjionit jugor, takohen në Tivar të dielen me skuadrën e “Hajdukut”.