Fundjava sportive: ÇDO GJË PËRVEÇ FITORES DËSHTIM

Kosarkaski-Klub-Ulcinj-KK-Brod-Svjetlosti-150x150Këtë të shtunë basketbollistët e Ulqinit luajnë ndeshjen më të rëndësishme në këtë pjesë të kampionatit. Ato, në xhiron e dhjetë të Ligës së pare Erste për basketbollistë në Mal të Zi, para tifozëve të vet, takohen me skuadrën “Ibar” nga Rozhaja, dhe duhet të fitojnë jo vetëm që mbas disa humbjeve të kthejnë vetëbesimin, por edhe që të vijnë në pozitë që në pjesën e mëvonshme të garës të jenë në pjesën lart të tabelës.

Ndërsa në xhiron e shtatë të Ligës së parë në hendboll, skuadra e Ulqinit luan të shtunën në Danillovgrad me ekipin me të njëjtin emër. Pritet që skuadra jonë të shënoj edhe një fitore dhe të përforcohet në vendin e dytë në tabelë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi