Futbollistët e “Otrant Olimpikut” vazhduan të dielën serinë e fitoreve. Ato para tifozëve të vet, me rezultatin 8:0, kanë fituar skuadrën “Slloga” nga Radoviqi.
Rivali kryesor i Ulqinakëve, “Arsenali” i Tivatit, po ashtu ka fituar me rezultatin 3:1 kundër “Mogrenit” të Tivarit.
Ndërsa basketbollistët e “Ulqinit” kanë humbur në xhiron e parë të Ligës A në basketboll në Tivar nga “Mornari” me rezultatin 82:70.
Në radhët e Ulqinakëve më efikasit ishin Petkoviq me 13, Boshkoviq me 12, Lujiq me 11 dhe Kusovac me 10 pikë.








