Në xhiron e 18 të Ligës së parë Erste basketbollistët e Ulqinit të shtunën janë mundur nga ekipi i vendasve të Zetës me rezultatin 80:63. Në këtë mënyrë Ulqinakët praktikisht kanë humbur të gjitha mundësitë të luajnë në Super-ligë.
Humbje të rëndë kanë përjetuar dhe hendbollistët të cilët në Mojkovac në xhiron e 11 të Ligës së parë të hendbollit kanë pësuar humbje nga vendasit 34:19. Kjo është humbja e pestë e Ulqinakëve këtë sezon.