Këtë fundjavë sportistët nga Ulqini të cilët marrinë pjesë në nivelin më të lartë të garës nuk kishin fat. Kanë humbur në të dy ndeshjet, të cilat i luajtën si miq.
Kështu, në Qendrën sportive “Topolica” në Tivar basketbollistët e Ulqinit në xhiron e 8 të Ligës së parë Erste për basketbollistë kanë humbur ngushtë nga ekipi “Mornar” 75:72.
Hendbollistët e Ulqinit po ashtu kanë humbur. Ato të shtunën kanë luajtur ndeshjen në Cetinë me favoritin, ekipin “Llovqen”, dhe pësuan humbje me rezultatin 32:26.