Këtë fundjavë të gjitha skuadrat nga Ulqini kanë humbur. Basketbollistët para tifozëve të vet kanë humbur nga skuadra ABS Primorje nga Herceg – Novi (68:77), në xhiron e katërt të Ligës së parë Erste Survival.
Si mysafirë me rezultat minimal kanë humbur hendbollistët dhe futbollistët. Hendbollistët kanë humbur në Budvë nga “Riviera e Budvës”(25:26), derisa Federali ka humbur nga Hajduku i Tivarit (1:2).