Kjo e shtunë ishte shumë e suksesshme për skuadrat sportive nga Ulqini. Edhe pse nuk kishin detyrë të vështir, fituan basketbollistët dhe hendbollistët.
Basketbollistët e Ulqinit, mbas një sërë humbjesh, më në fund arritën që në fushën vendase të fitojnë ekipin e „Ibar“ nga Rozhaja me rezultatin 84:72.
Siç pritej, hendbollistët në Danillovgrad ishin më të mirë se skuadra vendase me të njëjtin emër, e cila mbas shtatë xhirove nuk arriti asnjë fitore në Ligën e parë të Malit të Zi në hendboll, me rezultatin 34:39.