Në Qendrën sportive “Topolica” në Tivar basketbollistët e Ulqinit të shtunën, në ora 17, në xhiron e 8 të Ligës së parë Erste të basketbollit do të takohet me ekipin vendas të Mornarit.
Në garën e deritashme Ulqinakët kanë arritur dy fitore, ndërsa pesë ndeshje kanë humbur.
Hendbollistët e Ulqinit po ashtu janë mysafir. Ato të shtunën, me fillim në ora 16, do të luajnë ndeshjen në Cetinë me ekipin e Llovqenit.