Basketbollistët dhe hendbollistët e Ulqinit të cilët garojnë në ligën e parë malazeze do të luajnë këtë të shtunë para tifozëve të vet. Basketbollistët në xhiron e 17 takohen me skuadrën e „Mornarit” nga Tivari, derisa hendbollistët në xhiron e 10 do të presin skuadrën “Boka”.
Futbollistët e Federallit do të luajnë po ashtu nesër, në ora 11 në Tivarin e moçëm, kundër ekipit “Slloga”.