Basketbollistët e „Ulqinit“ ngadalë po humbinë fuqinë pas sezonit të jashtëzakonshëm në Ligën e parë Erste, kështu që në plej – of akoma nuk fituan.
Pas humbjes të dielën në Igallo kundër vendasve (1:3), gjithnjë e më pak shanse për barazh për kualifikim në Ligën e parë kanë futbollistët e „Otrant Olimpikut“.
Surprizë e këndshme janë hendbollistet e „Ulqinit“ të cilët fituan vendin e 5 në tabelën përfundimtare të Ligës së dytë të Malit të Zi.
Ky rezultat plotësisht e kënaqi udhëheqësinë e klubit dhe trajnerin Mustafa Kollarin.