Basketbollistët e Ulqinit takohen të shtunën, në ora 18, në xhiron e 9 të Ligës së parë Erste, para tifozëve të vet, me ekipin “Zeta 2011”. Vendasit nuk do të kenë detyrë aspak të lehtë të mundin skuadrën nga Zeta, e cila për momentin gjendet në vendin e 3 në këtë ligë.
Një orë më vonë, po ashtu para tifozëve të vet, hendbollistët e Ulqinit do të luajnë në sallën e Shkollës fillore “Marshall Tito”, ndeshjen me ekipin “Budvanska Riviera”.
Ekipi nga Budva gjendet në vendin e 2 të Ligës së parë të hendbollit, derisa Ulqini gjendet në mes të tabelës. Është në vendin e katërt, gjegjësisht ka katër pikë nga katër ndeshjet e luajtura.