Skuadrat sportive nga Ulqini që marrin pjesë në nivelin më të lartë garues kanë përgatitur surpriza për tifozët e vet. Surprizë të këndshëm basketbollistët kanë bërë në Herceg Novi ku fituan ekipin e favorizuar të ABS Primorja me rezultatin 71:65.
Njëkohësisht, para publikut vendas surprizë të pakëndshme kanë bërë hendbollistët. Ato në Mini ligën për mbijetesë kanë humbur nga skuadra Mojkovac 29:25 (14:13).