Këtë fundjavë klubet e Ulqinit kanë ndeshje të rëndësishme. Kështu të shtunën, me fillim në ora 18, në Ulqin takohen skuadra vendase me “Llovqenin” nga Cetina, në derbin e xhiros së 5 të Ligës së parë Erste në basketboll.
“Të inkurajuar nga përkrahja e madhe e të gjithë strukturave të qytetit dëshirojmë të tregojmë se jemi skuadër më e mirë se Llovqeni, e cila momentalisht është në vendin e dytë në tabelë, pas nesh”, thane nga KB “Ulqini”.
Ndërsa futbollistët e “Otrant Olimpikut” këtë të diel janë mysafirë në Bijello Pole, ku takohen me skuadrën “Jedinstvo”.