PDS: FUNKSIONARËT KOMUNAL KANË PAGUAR GJYSMËN E PAGËS SË MARSIT NË LLOGARINË E TNK-SË

DPS (5)Funksionarët e larte komunal të PDS Ulqin, Kryetari i Komunës Loro Nrekiq, Kryetari i KK PDS Ulqin dhe Sekretari për financa mr Sead Osmanoviq, Administratori kryesor Pjetër Lulgjuraj, sekretarja për administratë dhe veprimtari shoqërore Pranvera Suliq, Arhitekti kryesor i qytetit Aleksandër Daboviq, shefi i shërbimit të mbrojtjes dhe punëve të përbashkëta Arijan Lamoviq, kane paguar 50% nga rroges mujore në konton e Trupit kordinues nacional për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi, si përkrahje në luftën kundër virusit korona në Mal të Zi.

Ky veprim paraqet një përkrahje simbolike të funsionereve të PDS për të gjithë ato që në ketë betejë kundër ketij virus gjinden ne rreshtat e para të frontit, betejë e cila paraqet një sfide të madhe jo vetëm për shtetin tonë.

Me këtë rast i bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribojne në këtë betejë me këtë sëmundje të egër, të bashkojmë forcat tona që së bashku ta tejkalojmë sa më shpejt situatën e krijuar.

Qytetarët i lusim që të respektojnë masat dhe udhëzimet e TNK dhe të gjithë institucioneve përkatëse dhe të qëndrojnë në shtëpite e tyre sepse kjo është e vetmja mënyrë që të ruajmë shëndetin dhe jetën e të gjithë neve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…