Fuqizimi i bashkëpunimit ndërmjet Fondit për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe KKSH: Fokusi në ruajtjen e identitetit dhe edukimin e komunitetit për thirrjet e ardhshme të Fondit

Ulqin, 17 korrik 2025 – Drejtori i Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave Xhenis Nurkoviq u takua në Ulqin me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Niken, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe veprimit të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit të komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Gjatë takimit, kryetari i Këshillit i uroi z. Nurkoviq për emërimin në funksionin e ri, duke theksuar se ky mandat mund të sjellë një mbështetje të fuqishme institucionale për pakicat kombëtare. U nënvizua rëndësia e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe vlerësimi i drejtë i projekteve që kanë për qëllim ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë së komunitetit shqiptar.

Me qëllim fuqizimin e kapaciteteve brenda komunitetit, u ra dakord për organizimin e një prezantimi informues në Ulqin, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, i cili do t’i kushtohet përgatitjes së aplikantëve për thirrjet e ardhshme të Fondit, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e projekteve dhe efikasiteti i shfrytëzimit të mjeteve të disponueshme.

Takimi u zhvillua në një atmosferë dialogu të hapur dhe qasjeje partneriteti, duke theksuar se vazhdimësia e bashkëpunimit është çelësi për përmirësimin e pozitës së komunitetit shqiptar në Mal të Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi