Në Fushë të Ulqinit filloi ndërtimi i nënstacionit “Ulqini i ri” i cili, siç njoftohet nga CEDIS, do të përfundojë para fillimit të sezonit turistik.
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq vlerësoi se ky objekt paraqet parakusht të nevojshëm infrastrukturor për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në qytet në 25 deri në 30 vitet e ardhshme.
Me ndërtimin e nënstacionit Ulqini i ri do të përmirësohet drejtpërdrejtë cilësia e furnizimit me energji elektrike për mbi tre mijë konsumatorë nga rajoni i Pinjeshit, Mëhallës së Re, Meterizit, Ranës dhe Kalasë, si dhe do të zvogëlohet ngarkesa e nënstacionit “Qyteti”, i cili me vite gjatë kulmit të sezonit punon në regjimin e mbingarkesës.
“Përveç ndërtimit të nënstacionit “Ulqini i ri” CEDIS në Ulqin realizon edhe një sërë projektesh tjera investuese me vlerë dy milion euro”, përfundojnë nga kjo ndërmarrje.