Ullinjtë dhe pishat e thyera, sasia e madhe e barit të detit në plazhet e Ulqinit, janë pasojat më evidente të stuhisë së mbrëmshme.
Për fuqinë e erës jugore dëshmon edhe sinjalizimi i thyer.
Disa punëtorë të NP “Veprimtari komunale” kanë hequr nga rrugët e qytetit bërllokun dhe mbeturinat tjera.
Gjatë tërë javës së ardhshme pritet mot i paqëndrueshëm, ndërsa meteorologët kanë paralajmëruar se era e fortë jugore do të fryjë prapë të enjten.