Fusha e Shasit në tender: ÇMIMI MBI 150 EURO PËR HEKTAR

Qeveria e Malit të Zi ka bërë thirrje publike për marrjen me qira të tokës në fushën e Shasit. Bëhet fjalë për parcelën me sipërfaqe prej 812 hektar e cila dikur ishte pjesë e ekonomisë ushtarake në Shas.

Siç thuhet në lajmërim, të drejtën për konkurrim për marrjen me qira të kësaj toke kanë personat që janë të regjistruar si prodhues bujqësor, ofrojnë dëshminë që kanë para për projektin dhe dorëzojnë planin e mbjelljes dhe vjeljes.

Po ashtu pohohet se që tani ka investitor të interesuar.

„Përparësia e kësaj toke pjellore është sipërfaqja unike dhe afërsia e liqenit të Shasit të pasur me peshk“, thonë në Qeveri dhe shtojnë që ajo mund të përdoret për kultivimin e perimeve organike në sera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi