Fushata e Elektro-ekonomisë: TA NDAJMË BARRËN

Elektro-ekonomia e Malit të Zi (EEMZ) ka lajmëruar që nga e enjtja fillon fushatën “Ta ndajmë barrën”. “Besojmë që në atë mënyrë blerësve nga kategoria e shtëpiakëve do të ju mundësojmë  që borxhin e mbetur, pavarësisht në shumën, ta shlyejnë në këste fikse, pa pjesëmarrje, interes apo ndërprerje të rrymës”, thanë nga kjo kompani.

Shtohet që blerësit nga kategoria e shtëpiakëve, të cilët me 31 maj kishin borxh për rrymën elektrike të shpenzuar, do të shmangin ndërprerjen e rrymës nëse rregullisht, në tre muajt e ardhshëm, do të paguajnë vetëm faturat aktuale mujore, pa llogaritur borxhin e mëparshëm.

“Kjo do të thotë që faturën e majit duhet ta shlyejnë deri më 30 qershor, të qershorit deri më 31 korrik, ndërsa të korrikut deri më 31 gusht”, thanë udhëheqësit e EEMZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi