Fushata parazgjedhore për zgjedhjet të cilat do të mbahen më 26 janar ka hyrë në fazën përfundimtare. Beteja më e madhe bëhet në terren për gati çdo votues, por më e rëndësishmja është që ajo zhvillohet me shumë më pak tension se vitet e kaluara.
Që tani janë paralajmëruar dhe tubimet përfundimtare. “Fronti demokratik – Për Ulqinit e të gjithë neve” ka deklaruar që konventën e fundit do ta mbaj të dielën, më 19 janar, në Sallën e madhe të Kuvendit komunal të Ulqinit.
Tre ditë më vonë, gjegjësisht të mërkurën, në sallën e madhe të Qendrës për kulturë konventën përfundimtare do ta mbaj Partia demokratike socialiste, mëson Portali UL-info. Në atë tubim të pranishmëve do të ju drejtohet lideri i kësaj parti Millo Gjukanoviq.