Në kuadër të fushatës rajonale “roadshow”, ku bëhet promocioni për sezonin veror turistik, Organizata Nacionale Turistike (ONT) e Malit të Zi këtë javë ka organizuar aktivitetet promovuese në Prishtinë.
Stenda e Ulqinit dhe e Malit të Zi ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët patën rastin të njoftohen me ofertën turistike të destinacionit tonë.
ONT të premten ka organizuar press konferencën, ku morën pjesë medie të shumta nga Kosova.
Pas promovimit në Prishtinë, ONT, në bashkëpunim me organizatat lokale turistike, ditët e ardhshme, do të prezantojë ofertën turistike në Shkup, Ohër dhe Tiranë.