Futboll: FEDERALI FILLOI ME FITORE

FederalFutbollistët e Federalit e nisën me sukses barazhin për kualifikim në Ligën e dytë të Malit të Zi. Ato në ndeshjen e luajtur të mërkurën në Ulqin, me golin e shënuar nga Gjovani Koçoviq, fituan skuadrën “Iskra” nga Danillovgradi me rezultatin 1:0.

Në xhiron e parë skuadra “Iskra” para tifozëve të vet fitoi Radniçkin prej Beranes me rezultatin 2:1.

Dy skuadrat më të mira, mbas gjashtë xhirove dhe nga katër ndeshje të luajtura, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e dytë.

Në ndeshjen e radhës, më 8 qershor, Federali do të jetë mysafirë në Berane ku do të luaj kundër skuadrës vendase, Radniçkit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi