Futbollistët e Federalit, të cilët bindshëm e fituan Ligën e regjionit jugor të futbollit, do të luftojnë për kualifikim në Ligën e dytë me fituesit e Regjionit të mesëm dhe verior: me skuadrat Iskra nga Danilovgradi dhe Radnicki prej Berane.
Dy skuadrat më të mira, mbas gjashtë xhirove dhe nga katër ndeshje të luajtura, sezonin e ardhshëm do të luajnë në Ligën e dytë.
Ndeshjen e parë Federali e luan të mërkurën, me 4 mars, në fushën vendase, (stadiumi i hotelit “Olympic”, në 17.30) me skuadrën Radnicki.