Edhe pjesën pranverore të kampionatit të Regjionit jugor të futbollit “Federali” i Ulqinit e ka filluar me fitore, por jo aq bindshëm si në pjesën e parë të garës.
Në dy xhirot e para futbollistët e këtij klubi kanë fituar në Radoviq, afër Tivtit, skuadrën vendase “Sloga” me rezultatin 2:1, ndërsa fundjavën e kaluar para publikut të vet (1:0) kanë mundur ekipin “Sloga” nga Tivari i moçëm.
Në xhiron e radhës skuadra e Federalit është e lirë.