Në xhiron e 17 të Ligës së regjionit jugor Federali të dielën ka pësuar humbjen e parë në garën e sivjetme. Ulqinakët në fushën vet kanë humbur nga skuadra “Hajduk” nga Tivari me rezultatin 2:3.
Përkundër kësaj humbje Federali udhëheq bindshëm në tabelë me 36 pikë, Hajduku dhe Slloga Radoviqi kanë nga 20, Orjeni 17, ndërsa Slloga nga Tivari i moçëm 6 pikë.
Në xhiron e ardhshme, me 16 mars, takohen Slloga – Federal dhe Hajduk-Orjen, ndërsa Slloga Radoviq është e lirë.