Futboll: NGA 20 JANARI TURNEU NË PLAZHIN E MADH

Velika plaza, Plazhi i madhQendra e futbollit Causheviq” nga 20 janari organizon turneun katërditor për pionier (viti i lindjes 1999 dhe më të ri) dhe për kadetë (1998 dhe më të ri) në kuadër të përgatitjeve dimërore të futbollistëve. “Dëshira jonë është që me këtë turne moshat e reja nga klubet e Malit të Zi, Serbisë, Shqipërisë dhe Bosnjes dhe Hercegovines të fitojnë eksperienca të reja dhe të provohen me moshatarët nga regjionI dhe ta tregojnë talentin e tyre në mënyrë të drejtë”, thuhet në kumtesën e QF Çausheviq.

Shtohet që në shërbim të pjesëmarrësve do të jenë dy fusha dhe do të luhen ndeshjet ditore dhe në mbrëmje, sepse të dy fushat janë me reflektor. Për skuadrat më të mira, portierin, lojtarin dhe golashënuesin janë siguruar kupat, ndërsa promotor i turneut do të jetë Mirsaq Fazllagiq, emër i njohur i futbollit jugosllav dhe evropian.

Organizatorët e këtij manifestimi dëshirojnë që me këtë turne për pionier dhe kadetë në periudhën dimërore të japin kontributin e vet modest për afirmimin dhe përparimin e numrit të madh të talenteve nga këto hapësira si dhe që sportistët e rinj të njihen me Ulqinin dhe vlerat të cilat i ofron ky qytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Silver Korda: ENVERI PEKU – JETA TIJË MANEKENE

Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për  modelim. Vitin 1978 u