Pas humbjes së pakëndshme javën e kaluar para tifozëve të vet në ndeshjen me “Bokelin”, “Otrant Olimpik” të mërkurën befasoi këndshëm të gjithë dashamirët e futbollit.
Në xhiron e 26 të Ligës së Dytë të Malit të Zi Ulqinakët në Podgoricë fituan liderin në tabelë, skuadrën “Mlladost” me rezultatin 2:1.
“Otrant Olimpik” e arriti fitoren në “DG arenë” me golat e Angjello dhe Valentin Rudoviq.