Futbollistët e “Otrant Olimpikut” kanë realizuar të shtunën edhe një sukses në xhiron e tretë të Regjionit jugor të futbollit. Ato në Tivar kanë fituar lehtë skuadrën e “Hajdukut” me rezultatin 3:1.
A do të qëndrojnë edhe më tej Ulqinakët në krye të tabelës varet nga rezultati i derbit komunal në Tivat. Atje të dielën do të ndeshet rivali kryesor i “Otrant Olimpikut”, skuadra e “Arsenalit” me ekipin e “Sllogës”.
Ndeshja e tretë luhet në mes Sllogës nga Tivari i vjetër dhe Mogreni nga Budva.