Mbas xhiros së gjashtë në Regjionin jugor futbollistët e “Otrant Olimpikut” nuk janë më në vendin e parë në tabelë.
Ato të dielën barazuan në fushën e vet kundër “Sllogës” nga Tivari i moçëm (0:0), derisa konkurrenti i tyre kryesor, “Arsenali” nga Tivati, ka realizuar fitoren në ndeshje kundër “Mogrenit” nga Budva (3:1).
Por, akoma ka edhe shumë për tu lozur, ndërsa klasifikimin përfundimtar do ta përcaktojnë ndeshjet e ndërsjellët të këtyre dy skuadrave.