Futbollistët e “Otrant Olimpikut” të mërkurën pësuan humbje në fushën e vet, nga skuadra e “Arsenalit” nga Tivati me rezultatin 2:3.
Edhe pse ishin më të mirë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe udhëhoqën 2:0, Ulqinakët nuk arritën ta fitojnë këtë ndeshje të rëndësishme.
Pas humbjes shanset për mbijetesën e klubit nga Ulqini në Ligën e Dytë të Malit të Zi janë shumë të vogla.