Futbollisti nga Ulqini Argzim Rexhoviq karrierën e vet do ta vazhdoj në Gjermani.
Ai nga Kapfenbergu i Austrisë u transferua në skuadrën Malçover (Malchover SV) nga Gjermania.
“Në marrëveshje me drejtuesit e Kapfenberg-ut kam shkëputur kontratën me atë skuadër, ndërsa kam pranuar ofertën e klubit të ri. Këtu jam shumë i kënaqur. Malçov është ekip i mirë dhe i organizuar. Sollën edhe nëntë lojtarë tjerë të huaj si përforcime. Synimi jonë është që të arrijmë kualifikimin në ligën regjionale. Kushtet janë më të mira se në Kapfenberg, ndërsa unë shpresoj që me lojë të mirë do ti bie në sy klubeve tjera më të fuqishëm në Gjermani”, tha Rexhoviq për Portalin cg-fudbal.
Rexhoviq (21) ka luajtur 27 ndeshje për skuadrën rezervë të Kapfenbeg-ut dhe shënoi dy gola, ndërsa ka luajtur dhe dy ndeshje për skuadrën e parë.