Futbollistët e “Otrant Olimpikut” të martën, me 12 maj, do të fillojnë përgatitjet dhe stërvitjet për fundin e sezonit, njoftohet nga klubi.
Siç theksohet, përgatitjet do të nisin në ora 17 në stadiumin e “Akademisë” në Plazhin e Madh.
Shtohet se stërvitja do të bëhet në grupe, me respektimin e të gjithë masave të rekomanduara nga ana e Skuadrës Nacionale Koordinuese.