Qendra për edukimin e trajnerëve të Federatës malazeze të futbollit ka njoftuar se Xhemal Kapllanbegu, përndryshe trajner i klubit futbollistik Otrant-Olimpik nga Ulqini, ka marrë titullin e trajnerit me UEFA “A” diplomë.
Kapllanbegu mbrojti temën e diplomës me temë ”Bashkëpunimi i mesfushorëve dhe sulmuesve në sistemin 1-3-4-3”, mikrocikli garues dhe analiza e ndeshjeve.
Ai pjesën praktike të punës e prezantoi në stadiumin e FK “Otrant-Olimpik” me skuadrën e parë të këtij klubi nga Ulqini, para komisionit treanëtarësh në përbërje dr. Niko Raiçkoviq, Aleksandar Milenoviq dhe Boris Lutica.