Prej tre vitesh ekzistencë nuk ka qenë praktikë e jona të shpallim publikisht padrejtësitë e arbitrit, të shpeshta kohët e fundit, kur bëhet fjalë për klubin tonë, por për herë të parë jemi të detyruar ta bëjmë publikisht.
Përkatësisht, të dielën është luajtur një ndeshje në futsal në kuadër të xhiros së katërt të ligës së parë të futsallit ndërmjet klubit tonë dhe Studentski Dom. Gjyqtari kryesor i asaj ndeshjeje, Sasha Goranoviq, e ka dëmtuar kriminalisht klubin tonë, dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes, ndërsa në vijim do t’i shpjegojmë situatat e sakta në mënyrë kronologjike.
- Kur rezultati ishte 0-0, gjyqtari nuk na jep një penallti të pastër pas një prekje të dukshme me dorë të lojtarit kundërshtar, i cili ndaloi topin me dorë në një pozicion të panatyrshëm të dorës.
- Prapë te rezultati 0-0 situata për 6 faulle (njëkohësisht goditje dënimi) kundërshtari qetëson topin me dorë, por prapë këtë nuk e ka “parë” arbitri.
- Kur rezultati ishte 0-0, pas disa driblimeve, lojtari ynë u rrëzua pas shpine disa metra larg portës, por edhe atëherë zoti Goranoviq vazhdoi të sillet dukshëm kundër klubit tonë.
Klubi ynë ka paraqitur një ankesë në Federatën e Futbollit të Malit të Zi për referimin e Sasha Goranoviq, i cili padyshim ka qëllime të qarta për të diskriminuar klubin tonë, sepse padyshim që nuk i pëlqen emri dhe mbiemri ynë, edhe pse ne jemi të njohur si një klub që respekton të gjitha fetë dhe kombet, gjë që dëshmohet nga përbërja jonë në të cilën ka lojtarë të të gjitha besimeve dhe kombeve, për të cilat ne jemi veçanërisht krenarë. Në këtë mënyrë i drejtohemi publikisht Komisionit të Arbitrave, i cili nuk gjeti kohë për t’iu përgjigjur letrave dhe ankesave të klubit tonë, të cilat u dërguan zyrtarisht.
Dhe ne i themi publikisht z. Sasha Goranoviq se nuk do të na thyejnë përpjekjet e lira për diskriminim dhe mosrespektimin dhe se do të këmbëngulim që ai dhe të tjerët si ai, që nuk janë në lartësinë e funksionit të referit, të mos kenë më vend në Futsalin e MZ, dhe sportit në përgjithësi. Ndërsa Dolcinium do të mbetet një nga klubet më të organizuara në Mal të Zi, deshën apo jo disa persona.
Kryesia e klubit “Dolcinium”