G.Karamanaga: Imamët në Kalanë e vjetër

Ismail ef.Karamanaga (1853-1918)

Ku është Kisha ortokokse nën Kala ka qenë xhami. Në fillim të shekullit XX xhamia u rrënua dhe në vend të saj u ndërtua kisha me gurë të cilët i heqën prej bedenit të kalasë. Gjyshi im Ismail Karamanaga (1863-1918) ka qenë imam, hoxhë dhe ka punuar në Ulqin në Xhaminë nën Kala (sot aty gjindet kisha ortodokse-malazeze e cila u ndërtua në fillim të shek. XX, pas rrënimit të xhamisë. Ajo ishte ndërtua me gurë të cilët punëtorët i kanë hequr prej bedenit të Kalasë. Me këto gurë njëkohësisht u ndërtua edhe shtëpia e dukës Simo Popoviq në Ranë). Gjithashtu ka shërbyer edhe në Xhaminë e Detarëve në Ranë (u rrënua në mënyrë të dhunëshme me 16 janar 1931, u rindërtua dhe u hap me 01.06.2012).

Ismail ef. Karamanaga si imam i ri ka qenë prijës në këtë xhami. Në oborrin e xhamisë së rrënuar kanë qenë varrezat shqipëtare të fesë islame.

Ky ka vdekur kur ka qenë epidemia e parë e gripit spanjoll të cilën atëherë e kanë qujtuar “kolerë”. Mbas rrrënimit të xhamisë dhe ndërtimimit të kishës malazezët kanë mbjellur ullinjë, të cilët akoma sot janë aty.

Hafiz Muhamed Elezaga

(1884-1931)

Lindi në vitin 1884.

Në moshën 14 vjeçare shkon në Aleksandrie dhe Kairo ne Egjypt dhe këthehet pas katër vitesh si hafiz.

 Pashe Kramanaga Lunji për hafiz Muhamed Elezagën ka thënë: “ Ai ishte hoxha më i këndushëmi në Ulqin. Këndonte musafin si harap”.

Vdiq në vitin 1931.

Musa ef.Bushati ( 1876-1955)

Ka lindur në Bushat ( Shqipëria) në vitin 1876. Ka mbaruar shkollën fetare:fillimisht ka shëbyer në Bushat e mandej në Xhamin e kalasë në Ulqin.Ka qenë imam në xhaminë e Kalasë. Mu më kujtohet figura e tij në Pazarin e qytetit .Ishte imam I dalluar me një autoritet të veçant. Prej martesës me motrën e Molla  Sulejman ef. Peshkut ka pasur një vajzë(Shemsija ( e cila jeton në Shkodër). Prej martesës së dytë me Laçen, nga familja e Resulbegëve ka pasur një vajzë(Xhemilja) e cila ka ndërrue jetë. Përveç obligimeve në xhami ka mbajtur edhe mektebin në shtëpinë e vjetër në Kala(sot është aty kancelaria e Muzeumit).  Kështu janë edukuar disa gjenerata të atëhershme në frymën e islamit.

Sulejman ef.Peshku (1888-1960)

Ka qenë ndër imamët e vjetër në Kalanë e Ulqinit. Pas largimit të Turqisë nga Ulqini pasha i fundit e mer Sulejmanin si 9 vjeçar për të shkolluar në  Stamboll . Atje mbaroi medresen. Ka qenë i angazhuar në armatën turke.

Në moshën tridhjetvjeçare këthehet në vendlindje. Pas këthimit në Ulqin   martohet dhe krijon familjen. Vazhdon punën si imam në Tugjemile dhe Peçuricë (komuna e Tivarit). mandej këthehet në Ulqin ku ka qenë edhe imam në xhaminë e kalasë.

Më kujtohet, kur janë mbyllur mektebet në Ulqin në mënyrë volontere ka mësuar fëmijët e Kalasë si të edukohen në parimet fetare. Dy vëllëzërit e mij Shyqyri dhe Ruzhdi kanë qenë nxënënsit e tij.

BAJRAKU

Kapidan, mos u avit fart,

Se janë mine, gja nuk dim,

Po na gjun Kalaja n’ tap,

Kemi bajrakun malazi.

 

Fjala s’ njati, dul trampili,

Me shinjalla po na thret,

Kemi noll t’ gjth pa shkoll,

Se çka thot’ s’e marrim vesht.

 

Kapidani po na thotë:

-Njikasaj pune s’ kam qenë razi

N’Tivar m ‘kan ba me zor,

Me çu bajrak malazi.

 

Kur e çum bajrakun turk,

Tan’ ushtrija u shenu’,

Kapidani pa na thotë:

-Libro jena me kalu’.

 

Kapidani pa na thotë:

-Barkën a keni caku’

Se na vjen ushtrija sonte,

E n’ matanë dojnë me na çu’.

(Këtë këngë popullore e ka shënuar Mulla Sulejman Peshku, e këndonte Osman Leskovci).

Përcjellja e Niman Nimanbegut në Haxh

Nga përcjellja e Niman Nimanbegut në Qabe

Ulqini ka dhënë një numër të madhë të besimtarëve të cilët kanë kryer  haxhin. Pas Luftës të II Botërore , i pari i cili ka kryer haxhin , nga këto trevë ishte Januz eff. Myrtoja, së bashku me imamin e ri Rexhep ef.Lika (ai atëherë ishte imam në Tuz) në vitin 1966.

Më vonë, në vitin 1971 kryen haxhin edhe Niman Nimanbegu, si edhe   Hamid Gorana. Përcjellja e Niman Nimanbegut ka qenë një gjë e rëndësishme për Bashkësinë Islame në Ulqin, por edhe për Kalanë si pjesën më të vjetër të Ulqinit.

Mbërmbje me leximin e Kuranit dhe duaja u bënë në shtëpinë e tij në Kala. Haxhi Nimani ka pasur një dhomë shumë të madhe. Me sigur kanë qenë brenda më tëpër se një qindë besimëtarësh. Unë isha në fundë të odes. Isha mjekë i ri. Një ditë më von përcjellja filloji prej Kalasë nepër tërë qytetin deri te stacioni i autobusëvenë lagjen Meraja. Të gjithë kemi hecur duke bërë tekbir.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS
Përvjetori: GJYSMË SHEKULLI NGA THEMELIMI I QENDRËS NATURISTE NË ADË TË BUNËS

Këtë vit bëhet gjysmë shekulli nga fillimi i funksionimit të Qendrës naturiste në Adë të Bunës. Në korrik të vitit 1973 u pritën mysafirët e parë dhe ishin kryesisht gjermanë të sjellë nga agjencia “Miramare”.

Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT
Komuna e Ulqinit: PROJEKTI ME VLERË RRETH 20 MILION EURO FILLON NË MES TË SHKURTIT

Me rastin e fillimit të realizimit të projektit “Furnizimi me ujë dhe rregullimi i ujërave të zeza në bregdetin e Adriatikut – V, Ulqin”, kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari me bashkëpunëtorë

Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT
Në fillim të javës së ardhshme: KRYEMINISTRI ABAZOVIQ NË VIZITË ZYRTARE NË KOMUNËN E ULQINIT

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash

Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ
Rikonstruksioni i “Mediteranit”: VILA E RE LUKSOZE ME DY PISHINA DERI NE MAJ

Kompania “Becovic Management Group” është duke punuar në rikonstruksionin e hotelit të saj “Mediteran”. Siç theksohet, deri në maj të këtij viti do të përfundojnë punimet për ndërtimin e “Ville Version”,

Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS
Ulqin: ABAZOVIQI PARALAJMËRON SË SHPJETI PERFUNDIMIN E ADAPTIMIT TË URGJENCËS

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq bëri të ditur që së shpejti pritet të përfundojë adaptimi dhe rindërtimi i Urgjencës në Ulqin. Sipas tij, kjo dinamikë është është dakorduar të hënën në një bisedë