G.Karamanaga: Izet Luli – mësues, emigrant nga Shqipëria dhe veteran i shkollës shqipe në Ulqin

Rrëfimi 1

Ardhja në Ulqin

Shtëpia e parë e Cafo Begut, ndodhej në Ranë. Ka qenë shtëpi e madhe, me verandë druri, me pamje kah deti. Kjo shtëpi, pas tërmetit 1979, u dëmtua shumë dhe u rrënua.

Kujtimet e mia: Izet Luli me familje ka jetue në shtëpinë e parë të Cafo Begut në Ranë.

Izet Luli  ka lindur në Stamboll në vitin1926. Baba i Izetit ka qenë Beqir Luli, nëna Hantije Tula nga Ulqini.

Fëmijërinë dhe shkollimin e bëri në Shqipëri. Përfundoj edhe arsimimin e lartë për pedagog  së gjuhës shqipe dhe matematike.

Në Shqipëri ishin kohërat e monizmit, regjimit të tmershëm të Enver Hoxhës. Natyrisht i qetë, por  përparimtar nuk u pajtue me gjendjen aktuale në vendin e tij. Pas presionëve dhe kërcnimeve Izet Luli iku prej Shqipërie me 1954 në Ulqin.

Në Shqipëri prej martesësë së parë ka lënë gruan edhe një vajzë -Fatmira Luli Shyti.

Në Ulqin , Izeti vjen te tezja: ajo ishte nëna e Shefki, Isat dhe Ferit Hoxhës. Aty ka jetue deri sa është martue me Behixhe Riza Hoxha ( 1932)në korrik më 1957.

Prej kësaj martese ka pasur dy fmijë Pranverën ( 1958) dhe djalin Ednan ( 1962).

Rrëfimi 2

Mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në vitin 1956

Në periudhën 1954-1958 dolën në skenë ashiqare armiqtë e shkollës shqipe me mësim në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Bëhet propagandë e organizuar për mbylljen e shkollave shqipe në Mal të Zi.

Për mësim në gjuhën joamtare ishin edhe shqiptarët të cilët ishin në radhën e Partisë Komuniste.

Në pesë vite shkollore (1956/57 – 1960/61) nxënësit shqiptarë në Shkollën  Fillore “B. Strugar” në Ulqin kanë mësuar në gjuhën joamtare.

Viti shkollor 1956-57 ka qenë i mbrapshtë për shqiptarët në Mal të Zi.

Nxënësit e shkollës tetëvjeçare në Ulqin protestojnë kundër mësimit në gjuhën joamtare.

Më të zëshëm kanë qenë mësimëdhënësit e komunës së Ulqinit. Posaçarisht u angazhuan: Cafë S. Kuqi, nga Zogajt e Ulqinit, Ramazan Mala, Ana e Malit – Ulqin, Bajram Sella, mësuses nga Brajsha – Ulqin, Bahri Brisku. nga qyteti i Ulqinit,Vat Elezaj nga Shtoji i Ulqinit, Gjon Gjekë Lucaj, nga mali i Trieshit, mësuses në pension.

Në vitin 1956 u mbyllën të gjitha shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe të gjithë ne shqiptarët kemi qenë të detyruar të mësojmë në gjuhën serbokroate (ashtu është quajtur gjuha atëherë). Nuk e kemi pasur të lehtë. Nuk kemi ditur asnjë fjalë sërbisht. Edhe dy vëllezërit e mi Shyqyri-Çyli dhe Ruzhdi vazhduan shkollën në gjuhën serbokroate.

Mbledhja për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe u organizua në Qendrën për Kulturë (sot “Hollegro”). U mbyllën shkollat në Ulqin, por ka pasur rezistencë dhe shkolla shqipe në Reç, Shëngjergj, si edhe në Shtoj (ku mbetën dy paralele) nuk u mbyllën.

Rrëfimi 3

Punësimi dhe jeta e vështirë. Emigrimi për Itali dhe Francë

Izet Luli pas ardhjes në Ulqin punësohet si kuadër deficitar. Ishte profesor i gjuhës shqipe dhe  matematike.

Kështu, ai takon veteranëve të Shkollës shqipe në Ulqin. Gjithmonë ka qenë i qetë,më autoritet të madhë te nxënësit. Në orët e tija ishte qetësi, u dëgjonte me vëmendje nga të gjithë nxënsit.

Pas mbylljeve shkollës shqipe në Ulqin Izet Luli mbeti pa punë.

Por, u gjetën disa miqë dhe e punsuan në kinema, ku punonte në shitjen e biletave.

Familja e Izet Lulit jetonte në kushte të vështira. Filluan për të nxjerrur dokumentat për të emigrue në Amerikë.                                                                                                                                                                                            

Së pari mbrrisin në Itali në logorin për emigranët. Aty qëndruan disa muaj.

Për arsye se nuk kishin garancion për emigrim në SHBA ishin të detyruar për të shkue në Francë ku do të jetojnë plot tri vjet prej  vitit 1965 deri me 1968.Mbas një kohe, Izet Luli u regjistrue në Ambasadën Amerikane për të dalur si emigrant nën “Political Assalym” per me ardhur në SHBA.

Rrëfimi 4

Emigrimi në SHBA. Mbarimi tragjik i Izet Lulit

Pas daljes së dokumentave kanë mbrritur në Nju Jork në mars të vitit 1968.  

Dhe kështu, filloj jeta e re. Filluan të përparojnë.

Por, “dora” e regjimit të Enver Hoxhës mbrriti deri në Nju Jork. Izet Luli u vra në vendin e punës.

Në fund

Izet Luli ishte një ndërë veteranët e arsimit shqip në Shkollën fillore të Ulqinit.

Ai pushon në maje të kodrës së Pinjeshit ku është pamja në shtetin e amët Shqipërinë dhe Ulqinin .

( Nga libri në dorëshkrim “Mërgimtar)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 9 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,

Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE
Tirana – Kryeqyteti Evropian i Rinisë: BAJRAKTARI FOLI NË CEREMONINË PËRMBYLLËSE

Kryeqiteti i Shqipërisë, Tirana, këtë vitë ishte “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”. Sot u mbajt ceremonia përmbyllëse në Pallatin e kongreseve në Tiranë ku ishin zyrtarët e lartë dhe diplomatë ndërkombëtar.

Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI
Qendra për Kulturë: TË PREMTËN MBRËMJE ME ELENA KOCAQI

NP “Qendra për Kulturë – Ulqin” nis ciklin e mbrëmjeve me temë letrare, historike, kulturore, sociale… Këtë cikël e kemi titulluar ODA, meqë tubon dashamirë në një vend dhe u jep

Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…
Në fund të vitit: NË ULQIN LEDRI VULA, ALBAN SKENDERAJ, S.QETKOVIQ…

Javët e fundit të këtij viti do t’i kalojmë në një atmosferë festive, me pije, ushqim, e mbi të gjitha muzikë të mire. Në skenën e “Sweet December” me 24 dhjetor do të ngjiten: Accoustic

CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: EDHE TË ENJTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të enjten, më 8 dhjetor, në periudhën prej orës 8 deri në 15,00, pa energji elektrike do të jenë këto vendbanime: Pistulla,