G.Karamanaga: Mërgimtari Xhavid Kahari – intelektual i rrallë në SHBA

Më telefonoi Xhavid Kahari prej Njujorkut:

Mirëdita Dr. Gano,

Shpresoj se jeni të gjithë mirë, si je?Me çka merresh këto ditë?

„Mirë jemi, unë jam pensionist, shkruaj ka pak, me kalue kohën, thojnë se më ecën kjo punë.“ Ishte përgjigja ime.

Ato si shkruajn duken mirë dhe jetojnë shumë“, tha Xhavidi duke u qeshur.

 

Babai i tij Ibrahim Bimo Kahari ishte ndërë punonjësit e parë e turizmit modern në Ulqin. Ka qenë kamajer i dalluar, kryeshefi i puntorëve. Një kohë ishte edhe pronari i restaurantit „Park“ në Pllazhin e Madhë.Peshku i Ulqinit i përgatitur („në gradelle“) nga Ibrahim Bimo Kahari ishte i njohur edhe jashtë Ulqinit.

Më kujtohet gjyshi i Xhavidit Mano Kahari, peshkatar me nam si edhe gjyshi tjetër Musli Hidri,vozitësi i parë i ambulancës në Shtëpinë e shëndetit të Ulqinit me të cilin kam punuer në fillim të karierës sime mjekësore.

 

Musli (Mehmet) Hidri (1908-1980) Vozitësi i parë i ambulancës

Ka qenë i lindur me 1908 vit në Ulqin në familje të vjetër Ulqinake.Është vozitësi i parë i ambulancës në Ulqin.Në periudhën pas Luftës II Botërore ka pasur automjetin e parë në Ulqin, Në vitin 1960 punësohet në shëndetësi dhe deri në pension në vitin 1974 punon në transportin e të sëmurëve. Musli Hidri nuk ka qenë vetëm vozitës, por shpeshherë edhe ndihmësi i mjekut.Për arsye të  rrugëve të vështira dhe të gjata, disa herë i kanë ndodhur si gruaja shtatzëne të lindë gjatë transportit, deri te Materniteti në Cetinë ose në Tivar.

Takimi me diasporën në qeshor 2009

Në qershor të vitit 2009 isha në vizitë te “Columbia Universiteti” si edhe Spitali në Bronx- Jacobi Hosptal center tepProf. Allan Ross.

Me disa mërgimtar na Ulqini u takuam në St. Ajlend. Ishte një ambient bregëdetar (si me qenë në Ulqin). Biseduam për bashkëpunim e mundëshëm me vendlindje. Ishin present miku i jonë Prof. Allan Ross, Adnan dhe Fatmir Nimanbegu, Xhavid Kahari, kardiologu Dr. Bahri Ceka, vëllëzrit Haxhibrahimi dhe Kasmi..

Nga biografia e Xhavid Kaharit

Në mbarim të dekadës së tetë të shekullit XX fillon karierën politike: zgjidhet për Kryetar të Rinisë së Ulqinit, anëtar i Kryesisë të Lidhjes Komuniste, anëtar i Konferencës së Rinisë të Malit të Zi, gjithashu edhe anëtar i Kuvendit Komunal të Ulqinit. Ishte përparimtar, i aft.

Ka bashkëpunue me politikanët e asaj kohe: Stankoviq, Maroviq, Brajoviq, Rakçeviq, GjukanoviqXhavid Kahari. Politikantë i ri ishte dëshmitar i AB revolucionit.

Fillimisht për polikantin shqiptarë nga Mali i Zi kjo ishte realitet, principialisht, kundër nacionalizmit.Por, Xhavid Kahari nuk u dakordue me disa mendimet e tyre dhe së shpejti për politikantët malazez u bë “Iredentist”, kurse për shqiptarë “tradhëtar”.

Dhe vendosi se nuk ka për të drejt se fëmijve të palindur ti impotoj mendimet të cilët shikojnë përmes ligjeve fetare, nacionalizmitt ose drejtimeve politike..

 

Vendimi: 29 tetor 1989 – Titograd – Beograd – Njujork.

Nuk ka qenë lehtë duke fillue prej punëve në restaurant, pastrimeve.

Arriti ti përfundoj studimet postdiplomike.

Sot është gati 30 vjet në detyrën e analitikut financiar , si bankier I sukseshëm në një ndërëinstucionet financiare më të rëndësishme të Amerikës.

Me shumë punë dhe sakrifica, me ndihmesë ebashkëshortes arritën të edukojnë dy fëmijët e tyre, të cilët sot janë avokatë, duke mos të harrue vendlindjen e pridërëve tyre, Ulqini e Malin e Zi. Këto dy të rinjë janë pa asnjëfar paragjykime.

Ai i ka mbajtur kontaktet me vendlindje.

 

Sabri Buzuku

Biografi e shkurtër e Xhavid Kaharit

Xhavid Kahari, i biri i Ibrahimit (Bimit), lindi ne Ulqin ne vitin 1960. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) e kreu ne Ulqin ne vitin 1978. Diplomoi prane Fakultetit Ekonomik ne Sarajevë në vitin 1982, me sukses të larte. Punësimin e parë e ka patur në Ulqin, ne Ndermarrjen ndertimore “Primorje”, ku ishte i inkuadruar deri në vitin 1986.

Po këtë vit, u zgjodh kryetar i Rinisë Socialiste të Komunës së Ulqinit, si edhe anëtar i Kryesise së Rinisë Socialiste të Malit të Zi. Në prill të vitit 1989, pas ngjarjeve te janarit, u zgjodh Anëtar i Kryesisë së Komitetit Komunal te Lidhjes Komuniste të Ulqinit.

Xhavidi një ndër të parët prej intelektualëve të Komunës se Ulqinit, e vuri re drejtimin e gabuar që po merrte Lidhja Komuniste e Malit të Zi, duke rënë nën ndikimin e politikës nacionaliste srbomadhe. Pas një konflikti mes tij dhe Kryetarit të athershëm të Komunës së Ulqinit, pasi i parashtroi atij gabimet evidente të kohës dhe nuk gjeti mirëkuptim, në fund tetor të vitit 1989, gjatë vizitës së tij ne Beograd në Kongresin e Rinisë së Jugosllavisë, shkon ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aplikon për vizë, të cilen ia japin, dhe po atë dite niset për Shtetet e Bashkuara.

Pas veshtirësive të para, Xhavidi u gjet shumë mirë në Shtetet e Bashkuara. U martua, dhe i linden dy fëmijë,, Anani dhe Enesa. Xhavidi aktualisht punon në një ndër bankat më të mëdha të Nju Jorkut, dhe është shefi i repartit për kreditime në Indi dhe Brazil. Te dy fëmijet diplomuan pranë Universiteteve më prestigjoze të Nju Jorkut  me suksese te larta. Djali diplomoi pranë Fakultetit Juridik dhe punon si avokat; vajza diplomoi pranë Fakultetit Ekonomik dhe është e punësuar në një ndërmarrje tregtare.

Me largimin e Xhavidit, Ulqini ka humbur nje intelektual te rrallë, njeri të sinqertë, shpirtbardhë dhepërparimtar. Xhavidi kur ka kohe te lire vjen ne Ulqin, eshte i lidhur me vendlindje, eshte plot ideja dhe sugjerime, por ne kete vend nuk ka kush qe e degjon. Ai me largimin e tij me siguri qe ka fituar shume, sidomos ne edukimin edhe arsimimin e familjes, por me shume se ka fituar ai, kemi humbur ne.

Jakup Murati

Mirëgimtarët nuk e harroj kurr vendlindjen

Sa me rëndësi është kujdesi I diasporës për Ulqinin dhe Ulqinakët tregon dhe fakti që në vitin 2004 nepermjet Jakup Muratit, avokat  nga Ulqini, për- ndryshe specijalist për kontratat ndërkombëtare, I kanë percjelel 3.700,00 dollar amerikan për rregullimin e maternitetit në Ulqin, të cilat janë dhënë dr. Gani Karamangës si drejtorit të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin.

Donacionin  ishte nga Mujo Murati me shoket e ti në SHBA.

(Gani Karamanaga: njëri ndërmjet tyre ishte edhe Xhavid Kahari).

Mendoj , se kjo nuk është I vetmi rast. Si- mbas dijenis time, Ulqinit dhe Ulqinakëve I bëhen shumë donacione prej dijasporës, prej të gjithë botës, të cilat Ulqinakët nuk i harrojnë, në mënyrë që të gjihe te-hollat janë harxhue si mbas dëshirës të diasporës.

Ulqinakët kurrë nuk i kanë keqëperdorur dhe kurr nuk do ti keqëperdorin çdo donacion që vjen prej diasporës

Disa fragmente nga refleksionet e Xhavid Kaharit

Nuk e kuptoj se pse i largoni fëmijët e Juaj, për të lënë vendlindjen, diturinë akademike falas me ia dhënë shteteve tjerë, shumë më të pasur se Mali I Zi. Pse Kryeministri i mëpërparshëm Krivokapiq e keni kishën para fakultetit. Pse e keni më të rëndësishëm ndërtimin e kishave. Më mire ndërtoni spitale. Pse Ju si shkënctar e anashkaloni shkencën. Në vend që të potenconi vaksinimin, keni arritur se Mali I Zi është momentalisht shteti me vaksinim të ultë..

 

Zotëri Dritan Abazoviq, në krahazim kur unë isha në politikë, në krahasim me ato kohëra të vështira, ka rëndësi të posaçme kur kanë lejue që një shqiptarë me udhëhequr Qeverinë e Malit të Zi.

Ne, të gjitë shqiptarët për këtë gjë jemi krenar….

 

Situata aktuale është alarmante

Në Mal të Zi është gjendja ekonomike e vështirë. Çdo mosmarërveshje politike, ngadalsimi i vendimeve, lojërat dhe kalkulimet, qytetarët tonë i çojnë në gjendje të vështirë. A e dini, se në mvarësi me numrin e popullatës jeni në borxhe të mëdha. Borxhi shtetëror është i madhë dhe joproporcional në krahazim me të ardhurat dhe financat shtetërore. Opcionet për ndalimin e inflacionit tek ju janë shumë të vogëla, çmimet e energjisë janë jo të sigurta, prodhimi i shtetit është i vogël dhe në ulje.

Edhe shëndetësia është në krizë, kuadrot në shëndetësi janë duke ikur jasht vendit…

Papunësia e kuadrave me shkollim të lartë është në rritje, largimi këtyre kuadrave të rinjë është alarmant.Edhe nataliteti është në ramje, dhe presioni në fondet e pensionim është për çdo ditë më i madhë.

Politikanët e nderuar, nuk mundet josuksesi i Juaj me u arsuetua me punën e atyre para Juve ..

 

 

Në fund

Xhavid Kahari shprehet: Fëmijtë e mij, të lindur në Amerikë, pa paragjykime dhe ngarkesa, në kushtet reale dhe normale kishin me u kthye në Mal të Zi.”

 

(Nga libri “Mërgimtar në dosëshkrim)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN
Presidentja e Kosovës në Mal të Zi: SOT NË PODGORICË, NESËR NË ULQIN

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me ftesë të kryetarit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, po qëndron sot dhe nesër për një vizitë zyrtare në Mal të Zi. Presidentja Osmani Sadriu

Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi
Kryetari Bajraktari: Ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi

Kryetari i Ulqinit Omer Bajraktari, ka shprehur ngushëllimet e tij të thella për familjet dhe popullin turk në keto momente të vështira pas tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Qytetarët

Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore
Nimanbegu: Telegram ngushëllimi për tërmetin shkatërrues në Turqinë juglindore

AMBASADA E REPUBLIKËS SË TURQISË Sh.E.T. Mr. Barış Kalkavan, ambasador   Shkëlqesia Juaj, Si mik me lidhje të gjata historike me Republikën e Turqisë, qytetarët tanë dhe të gjithë shqiptarët ndjehen thellësisht

Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE
Në fund të shkurtit: SEANCA E PËRBASHKËT E QEVERISË SË MALIT TË ZI DHE QEVERISË SHQIPTARE

Qeveria e Malit të Zi do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare në fund të këtij muaji, mëson Portali Ul-info. Siç pritej, me atë rast në Podgoricë do të nënshkruhen më shumë se 10 marrëveshje

Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN
Abazoviq: KONKURS PËR RREGULLIMIN E PLAZHIT TË VOGËL DHE NJË TUNELI ME LIMAN

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq njoftoi gjatë vizitës së fundit se do të shpallet një konkurs ndërkombëtar për rregullimin e Plazhit të Vogël dhe një tunelit që do ta lidhë atë me Limanin. “Kjo