Pamje nga Kalaja Juglindore: majtas Bedeni i Kanunes, (sot aty është restoranti “Teuta”), fare djathtas Tabja, në mes rrënimet – viranet (ku është sot e ndërtuar Pallati “Venecia”-“Venediku”)
“Beden i Kanunes”dhe “Tabja” kanë qenë deri me tërmetin e vitit 1979 vendet ku dilnin gratë dhe të moshuarit për të shikuar Ranën dhe kur kanë ardhur anijet në Molin e Ulqinit.
Kishllahi
Ka qenë në pjesën jugore të Kalasë në afërsi të fnerit. Ne e kemi quajtur atë pjesë para bedenave “Fusha e Qehajës”. Kishllahi ka qenë shtëpia e ushtrisë turke. Në pjesën e fundit mbrapa ishte edhe vendi i burgut. Më vonë pas tërmetit me 15 prill 1979 në ketë vende ndërtohet sot hoteli “Pallati e Ballshajve”.
KISHLLAHI (sot hotel Pallata e Ballshajve)
Shtëpitë e vjetra të familjes Karamanaga
Këtu ka qenë shtëpia e jonë në Kala të cilën e ka blerë babai prej Xhemal Elezagës në vitin 1960. Kjo shtëpi ka ndryshuar pas rinovimit dhe ndërtimit të katit të dytë. Gjithashtu pas tërmetit me 1979 e kemi shitur. (Fotografia 1).
Në fotografinë 2 është shtëpia e familjes së Mano-Kahraman dhe Selim Kahramanagës (drejt), djathtas ka qenë shtëpia e vjetër e molla Ismail Kahramanagës, majtas shtëpia e Banush Elezagës prej Shqipërie.
Tërmeti me 1979
Qoshku i Hajlijes
Tërmeti me 1979 e ka rrënua këtë pjesë të Kalasë. Shtëpia e Hajlijes Shaban begut në mesë të Kalasë ka pasur një pjesë karakteristike të vjetër e cila ka qenë interesante. Ky ishte “Qoshku i Hajlijes të Asllan Begut”. Aty janë tubuar gati çdo pasdite gratë të vjetra të Kalasë për të biseduar…
Fotografia nga pjesa jugore e Kalasë.
Rruga e cila ka ecur në buzë të bedenit me tërmet është rrënuar dhe ka mbërritur deri te deti. Qemeri dhe shtëpia mbi te gjithashtu janë rrënuar.