G. Nimanbegu: PËRGJIGJE PRINDËRIT G.IBROÇI!

genciProblemet e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të zi nga pyetja e prindit Gëzim Ibroçi!

Me shumë vend Gëzim, keni treguar për disa nga problemet e arsimit shqip në Malin e Zi!
Kjo përgjegje nuk ka qëllim polemike por vetëm informim tuajin dhe njerëzve (prindërve ) mbi aktivitetin e Këshillit kombëtar!
Ju nuk keni obligim për të përcjellni të gjitha aktivitetet por sigurisht që edhe para Genc Nimanbegut, dhe mbas tij Shqiptarët në Mal të Zi kan ngrit dhe do ta ngrisin zërin mbi problemet e arsimit!
Si në parlament, në tryeza të rastit, para përfaqësuesve të Evropes dhe në çdo rast!
Kur kjo padrejtesi do të përmirsohet nuk e di, por e di sigurisht që do të përmirsohet! Di edhe se është shumë e rëndësishme se kujt i jepet vota për përfaqesim! Dhe unë si përfaqesues kam obligim dhe t’ju jap përgjegje, perkundrejt tjerve që ndoshta i’a keni jap besimin dhe nuk di se a kan punuar ndonjë gjë në këtë qëndrim!
Vajza ime, në Klasën e VI-të këto ditë mëson vjershën e Gjergjë Fishtës, Gjuha jonë! Autori i librit Rrok Gjolaj!
Të përkujtoj se as ne, e as prindërit tanë nuk kan pas mundësi ta mesojn në shkollë!
E di që në grupe qe kan aprovuar tekste shkollore kishte edhe shqiptar, por jo ato të cilët i drejtoheni ju në letrën tuaj!
Mos e kupto këtë si mbrojtje të atyre qe kan aprovuar keto tekste shkollore!
Se çka KKSH mendon për këto tekste shkollore si dhe shumë probleme tjera Ju lutem lexoni më poshtë Qendrimet e Rekomandimet mbi pozitën dhe nevojat dhe arsimin shqip në MZ!
Këto rekomandime, pas shumë muajsh punë i ka bëre puna e KKSH-së!
Dhe kesi lloj rekomandimesh nuk kishte më heret dhe jan bazë e mirë për realizimin e kërkesave tona kombëtare në të ardhmen!
Këto rekomandime janë dërguar Ministrisë së Arsimit të Malit Të Zi, Ambasadave por edhe Komisionit të keshillit të Evropës mbi mbrojtjen e gjuhëve të pakicave!

Me rrespekt,
Genci Nimanbegu, KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi